
Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Arbnor Mucolli, ka realizuar dy gola me skuadrën e Vejles këtë të hënë në Danimarkë.
20-vjeçari shqiptar ka realizuar dy golat e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Roskildes, e cila shënoi e para në këtë takim.
Kjo është ndeshja e pestë për Mucollin këtë sezon, ku ka shënuar 6 gola deri tani. Ndërkohë, Vejle udhëheqë me një diferencë të madhe pikësh në ligën e dytë në Danimarkë, duke qenë favoritja kryesore për t’u ngjitur mes më të mirëve në sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)