“Çmenduria” e fundit i kushton jetën spanjollit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 17:30 | Bota

Ishte bërë i famshëm në “Youtube”, ku në kanalin e tij postonte shpesh video me çmenduri nga më të ndryshmet, por e fundit i mori jetën.

Spanjolli Ruben Carbonell kishte vendosur të hidhej me parashutë nga një oxhak 45 metra i lartë i një fabrike çimentoje në Alicante, por humbi jetën tragjikisht pasi parashuta e tij nuk u hap.

Miku i tij, një 29-vjeçar, ishte ai që njoftoi vdekjen e Ruben Carbonell. Ndërsa për këtë rast, autoritetet spanjolle kanë nisur edhe një hetim sesi dy të rinjtë arritën të futeshin në fabrikë dhe më pas u ngjitën në oxhakun e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos