Çmime të larta në treg, por fermerët drejt falimentit prej monopolit në bujqësi

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 12:45 | Sociale
Çmime të larta në treg, por fermerët drejt falimentit prej

Prodhimet bujqësore të stinës këtë vit janë më çmime më të larta në tregun fundor, ku i ofrohen konsumatorëve. Dhe nisur nga këto çmime, rrjedhimisht mund të mendosh që edhe fermerët duhet të kenë mbetur të kënaqur. Por në realitet situata është krejt e kundërt.

Një nga fermerët që kultivon luleshtrydhen në Roskovec, shprehet se me prodhimet e tij, i fituar del tregtari i pikës së grumbullimit, ndërsa fermeri përpëlitet dhe nuk nxjerr dot as shpenzimet.

Një tjetër fermer është më konkret dhe nuk nguron të tregojë se si funksionon, sipas tij, tregu i pikave të grumbullimit për prodhimet bujqësore.

Ndërsa dikush tjetër nga fermerët e Roskovecit, shprehet se edhe atje ku ka disa pika grumbullimi tregtarët bëjnë marrëveshje dhe vendosin çmime fikse.

Sipas fermerëve ndërhyrja e shtetit në këtë pikë do të ishte të paktën që të vendosnin çmime tavan për produktet bujqësorë duke pasur parasysh kostot e mbjelljes dhe shërbimeve të bëra, në mënyrë që të sigurohet qoftë edhe një fitim minimal për fermerin, pasi në këtë mënyrë, shumica e fermerëve po shkojnë drejt falimentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos