11 600 maturantë kanë kërkuar kopjen e testit, Kushi: Ka edhe me notën 10, ankimimet do të shihen më 3 korrik

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 12:19 | Sociale
11 600 maturantë kanë kërkuar kopjen e testit, Kushi: Ka edhe me

A2 CNN ka mësuar se 11 669 maturantë kanë kërkuar kopjen e testit të vlerësuar. Sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, ky proces nuk do të pengojë daljen përfundimtare të rezultateve dhe as atë të aplikimit për shkollë të lartë.

“Dje ka qenë dita kur maturantët bëjnë aplikimin në e-Albania për të marrë një kopje të testit. Në datën 3 korrik, maturantët që kanë konstatuar probleme, do të shkojnë të shkolla e tyre dhe bashkë me mësuesit e shkollës, nëse konstatojnë që ka gabime, atëherë është vetë shkolla që e dërgon kërkesën e për rivlerësim”, tha Kushi në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Ministrja vuri në dukje se nuk duhet ngatërruar numri i aplikimeve me atë të ankimimeve. “Ka pasur edhe shumë maturantë që kanë marrë notën 10 dhe kanë aplikuar për të parë testin. Ndoshta për ta pasur kujtim, ndoshta për ta ndarë me familjen”, tha ajo.

Kushi shpjegoi edhe procesin e korrigjimit të testit dhe arsyen pse sipas saj nuk do të ketë ndryshime të mëdha notash. “Numri i ankesave do të shihet në datën 3. Nuk besoj se do të ketë numër të madh, sepse procesi sesi vlerësohen testet është i tillë që janë dy komisione të ndryshme, mësues të ndryshëm që e korrigjojnë në mënyrë të pavarur dhe nëse ka mospërputhje është një komision i tretë që vlerëson notën”, tha ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos