
Gjatë një takimi me importuesit dhe eksportuesit e produkteve të shportës, kryeministri Edi Rama foli për garancinë sovrane që shteti do të jap për këto biznese në mënyrë që të rrisin rezervën ushqimore në magazinat e tyre.
Sipas kreut të qeverisë, kjo ndihmë do të mundësojë rritjen e sasisë së ushqimeve të shportës që do të mbajë në kontroll edhe çmimet e tyre.
“Të gjithë ata që janë të përfshirë në zinxhirin e furnizimit me lëndën bazë, do të kenë mundësi të shpenzojnë sot më shumë sesa zakonisht, për të pasur një rezervë ekstra, përtej asaj normale. Ju do ta përdorni si normalisht dhe çdo gjë që mund të mbetet, do ta marrë shteti”, tha Rama. (A2 Televizion)