All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Çmimet Laureus, Leo Messi shpallet sportisti i vitit

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 16:47 | Futboll
Çmimet Laureus, Leo Messi shpallet sportisti i vitit
All - Paragraf - 1

Kapiteni i Argjentinës kampione të botës, Lionel Messi u shpall Sportisti i Vitit në ceremoninë e çmimeve Laureus, teksa kampionia e garave të shpejtësisë, Shelly-Ann Fraser-Pryce mori vlerësimin më të lartë për femra.

Messi gjithashtu tërhoqi edhe çmimin në emër të përfaqësueses së futbollit të Argjentinës, që u shpall Skuadra e Vitit, pas triumfit në Botërorin Katar 2022.

All - Paragraf - 3

Legjenda 35-vjeçare e kishte fituar vetëm një herë më parë çmimin, të cilin në vitin 2020 e ndau me yllin e Formula Një, Lewis Hamilton. Messi bëhet i vetmi sportist që ka fituar në të njëjtin edicion çmimin individual dhe atë ekipor.

Protagoniste me rezultate të shkëlqyera në 2022-shin ishte edhe Fraser-Pryce. Mes titujve të fituar nga xhamajkania ishte edhe medalja e artë në Botërorin e Atletikës.

Tenisti Carlos Alcaraz, fitues në US Open gjatë vitit të kaluar dhe përkohësisht numri një në botë, u vlerësua si Surpriza e Vitit. Rikuperimi nga arresti kardiak dhe kthimi në fushë i Christian Eriksen, u vlerësua si Rikthimi i Vitit.

Ceremonia e çmimeve Laureus në kryeqytetin francez, Paris u kthye për herë të parë në formë fizike prej kalimit në formë virtuale dy vjet më parë, për shkak të pandemisë COVID-19. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos