Kupa e Shqipërisë, Tirana me një këmbë në finale, vëmendja tek Egnatia-Vllaznia

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 14:03 | Futboll
Kupa e Shqipërisë, Tirana me një këmbë në finale,

Këtë të mërkurë, do të përcaktohen dhe dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë. Tirana ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit më tej, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Teutës.

Megjithatë, për teknikun Orges Shehi, asgjë nuk ka mbaruar këtu. Sipas tij, bardheblutë nuk duhet t’i nënvlerësojnë aspak durrsakët dhe për këtë do të luajnë në fushë me formacionin më të mirë.

Çdo gjë mbetet e hapur në duelin tjetër mes Egantias dhe Vllaznisë, në Rrogozhinë. Pas barazimit 1-1 në përballjen e parë, dy ekipet do të bëjnë çmos për të marrë një biletë në finale.

Takimi Egnatia-Vllaznia do të luhet në orën 14:00, ndërsa Teuta-Tirana në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos