Çmimet Oscar, Beyonce dhe Billie Eilish nominohen për herë të parë

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 21:34 | Showbiz

Beyonce dhe Billie Eilish janë nominuar për herë të parë për një çmim Oscar.

Këngëtaret e famshme janë kandiduar secila për kolonën zanore më të mirë. 40-vjeçarja Beyonce për këngën e filmit “King Richard”, ndërsa 20-vjeçarja për këngën e filmit të fundit të James Bond, “No Time To Die”.

https://a2news.com/2022/02/08/cmimet-oscar-zbulohet-lista-e-kandidateve/

Billie Eilish e shprehu lumturinë e saj në Instagram: “Falenderoj shumë Akademinë për nominimin! Ka qenë një ëndërr e madhe që të kompozoja një këngë për një film të agjentit 007 dhe jam shumë e nderuar për këtë kandidaturë”.

Të nominuarit e tjerë për çmim Oscar në kategorinë e kolonës zanore më të mirë janë Diane Warren (Four Good Days), Lin-Manuel Miranda (Encanto) dhe Van Morrison (Belfast). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos