Mahmood & Blanco fitojnë Festivalin e Sanremos

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 09:45 | Showbiz

Mahmood & Blanco fitojnë festivalin e 72-të të Sanremos me këngën “Brividi”. Dyshja përfundoi kështu një udhëtim triumfal që i pa në krye të renditjes që në mbrëmjen e hershme. Elisa renditet e dyta, me “O forse sei tu” dhe në vendin e tretë renditet Gianni Morandi me “Apri tutte le porte”. Çmimi i Kritikës Mia Martini iu dha Massimo Ranieri me "Lettera di là dal mare".

Mbrëmja finale e Sanremos 2022 u hap me Himnin e Mamelit të luajtur nga grupi i Guardia di Finanza, i cili më pas ia lë skenën notave të marshimit Armi e Brio.

Festivali i Sanremos nderoi gjithashtu edhe këngëtarin Lucio Dalla, i cili u nda nga jeta dhjetë vjet më parë, si edhe ikonën televizive Raffaella Carrà, të ndarë nga jeta në korrik të vitit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos