Edicioni i 91 i çmimeve Oskar mund t’i rikthejë buzëqeshjen organizatorëve të trofeut më ikonik të kinematografisë botërore, pasi edicioni i fundit regjistroi rekordin negativ në shikueshmërinë të eventit global.
Aktori i famshëm komik Kevin Hart zbuloi në një postim të tij në Instagram se do të jetë ai që do të prezantojë edicionin e ardhshëm.
Nuk është hera e parë që një komik moderon eventin e njohur. Emra të dashur për publikun si Billy Cristal, dhe së fundmi Jimmy Kimmel dhe Chris Rock kanë qenë “zotët e shtëpisë” të natës të kinematografisë, që tradicionalisht mbahet në Los Angeles.

“Ky ka qenë prej shumë kohësh një nga objektivat e jetës time, të radhitesh midis prezantuesve që kanë kënaqur publikun e Oskar është thjesht e pabesueshme”.
Aktori afroamerikan, i cili ende nuk ka festuar 40 vjetorin e tij, është i njohur kryesisht për spektaklet e tij të tipit stand up, por edhe për filma si Jumanji, Scary Movie dhe Get Hard dhe Central Intelligence. (A2 Televizion)