
Bizneset kërkojnë heqjen e procedurës së rivlerësimit me çmime referencë nga administrata doganore për mallrat e importuar. Kërkesën e artikuloi presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço në një takim me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Në mbështetje të kërkesës për eliminimin e referencave doganore, kryetarja e Komitetit të Taksave dhe Doganave në Dhomën Amerikane të Tregtisë, Alketa Uruçi parashtroi këto argumente.
Teksa i vlerësoi si “shqetësime jo të përmasave të pretenduara”, kreu i “Doganave” Genti Gazheli premtoi më shumë angazhim në përmbushe të kësaj kërkese.
Çmimet referencë janë një listë e publikuar në faqen e internetit të doganës Shqiptare nën emërtimin “Dosja e të Dhënave të Disponueshme”, e cila përmban një listë çmimesh sipas grup-mallrave të cilat dogana Shqiptare i konsideron si çmime minimale të pranueshme mbi të cilat vjel taksat dhe akcizën. (A2 Televizion)