Çmimet zhvlerësojnë të ardhurat, administrata më e humbura, rritja e pagave, 10 herë më pak se inflacioni

Nga A2 CNN
13 Shtator 2022, 16:51 | Ekonomi
Çmimet zhvlerësojnë të ardhurat, administrata më e

Pagat u rritën lehtë në 3-mujorin e dytë të vitit, por qytetarët nuk mundën të fusnin para në xhep. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në harkun e muajve prill-qershor, rroga mesatare arriti në 60 mijë e 666 lekë, duke u rritur me 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë inflacioni mesatar ishte 6.7 për qind çka bën që rritja e pagave të ketë qenë pothuajse zero.

E teksa pjesa më e madhe e rreth 600 mijë të punësuarve nuk mundën të rrisnin të ardhurat, ata që marrin rrogë në shtet dolën edhe më të humbur. Sipas INSTAT, paga mesatare në administratën publike në 3-mujorin e dytë arriti në 68 mijë e 245 lekë, duke mbetur në thuajse të njëjtin nivel si një vit më parë.

Të humbur kanë dalë edhe ata që marrin një pagë minimale, që ndonëse në prill u rrit në 32 mijë lekë, në raport me shtrenjtimin çmimeve gati u zhvlerësua tërësisht.

Ndërkohë, nga 1 tetori paga minimale do të bëhet 34 mijë lekë si pjesë e masave të marra nga qeveria ndaj krizës së çmimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos