
I pyetur nga gazetari i A2 CNN, Klevin Muka, për rritjen e çmimit të naftës, kryeministri Edi Rama hoqi përgjegjësinë nga shteti shqiptar duke ia atribuuar tregut, që sipas kreut të qeverisë, vendos se do të jetë nafta.
Duke e krahasuar me vitin 2013, kryeministri thotë se çmimi i naftës është edhe më i ulët, pa marrë parasysh çmimin në bursë dje dhe sot.
Kryeministri u shpreh se taksa e karbonit do vazhdojë të qëndrojë pasi, sipas tij, kush ndot më shumë do paguajë më shumë.
Për të gjithë ata që pretendojnë se Shqipëria prodhon mjaftueshëm naftë sa për të plotësuar nevojat, Edi Rama ka një përgjigje: “Nafta e Shqipërisë është e rëndë dhe që shitet për nënprodukte”. (A2 Televizion)