Çmimi Nobel për Paqen: Rreziku bërthamor është konkret, fola edhe me Gorbaçovin

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 10:55 | Bota

Shumë i shqetësuar për situatën në Ukrainë, si dhe pasojat rreth saj, është drejtori i gazetës Novaya Gazeta, Dmitri Muratov.

Gazetari 60-vjeçar fitoi vitin e kaluar çmimin Nobel për Paqen, së bashku me gazetaren filipinase, Maria Ressa, si një nga bastionet e fundit të kritikës ndaj regjimit të Vladimir Putin.

Por ai tashmë e sheh paqen shumë larg, madje shton se rreziku i një përdorimi të armëve bërthamore, nuk është më thjesht teorik.  

Kur Putin ishte thjesht një adhurues i ish-liderit sovjetik

“Rreziku i vërtetë tashmë është ai bërthamor dhe po shndërrohet në mundësi reale. Druhem se dikush në Kremlin mund të mendoj, herët a vonë të shtypë butonin e kuq”.

Gazetari opozitar shtoi se për këtë mundësi katastrofike për njerëzimin ka biseduar edhe me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Komuniste, si dhe për presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik, 91-vjeçarin Mickail Gorbaçov.

https://a2news.com/2021/10/08/shpallen-fituesit-e-cmimit-nobel-per-paqen/

“Nuk është mirë me shëndet, por më tha se duhet bërë gjithçka për të shmangur një luftë të tillë”, i rrëfeu mediave Muratov.   

Nga viti 1993 Muratov ka qenë kryeredaktor i gazetës Novaya Gazeta, ku nuk kanë munguar artikujt kritikë mbi shtypjen e lirisë dhe korrupsionin

Me një të kaluar në ushtri, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Muratov filloi karrierën në gazetari, dhe nga viti 1993 ka qenë kryeredaktor dhe drejtor i gazetës së njohur, ku nuk kanë munguar artikujt kritikë mbi shtypjen e lirisë dhe korrupsionin, duke përfshirë edhe ato të gazetares së vrarë, Anna Politkovskaya.

https://a2news.com/2022/01/04/luften-berthamore-nuk-e-fiton-askush-superfuqite-angazhohen-per-nje-te-ardhme-pa-arme/

Pas sulmit rus në Ukrainë, Muratov ka vendosur të shpërndajë versione të gazetës në rusisht dhe në gjuhë ukrainase, duke shmangur urdhrin e Kremlinit për raportimin e asaj që cilëson si operacion special”, i cili detyron gazetarët t’i përmbahen vetëm njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes ose Presidencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos