
Liderët botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë, pasi forcat e saj sulmuan termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe hapën zjarr.
Zjarri në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, shpërtheu pasi u sulmua nga Rusia.
Shërbimet e Urgjencës së Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Jonson, tha se sulmi i pamatur i Rusisë mund të kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se sulmet e tmerrshme nga Rusia duhet të ndalojnë menjëherë.
Centrali bërthamor i Zaporizhzhia-s është më i madhi në Europë. (A2 Televizion)