CNN padit Trump për pezullimin e gazetarit

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2018, 08:03 | Bota

CNN ka paditur administratën Trump pas pezullimit të lejekalimit të korrespondentit të saj në Shtëpinë e Bardhë Jim Acosta. Vendimi u mor pasi Acosta u bë protagonist i një debati të nxehtë me presidentin Trump gjatë një konference për mediat.

Sipas CNN, vendimi shkel të drejtën kushtetuese të zotit Acosta dhe në padinë e ngritur në Washington DC të martën, janë përmendur me emër dhe disa pjesëtarë të tjerë të administratës, si shefi i stafit John Kelly dhe Sekretaria për Mediat në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders.

“Shtëpia e Bardhë nuk mund të realizojë një konferencë të saktë për mediat kur një prej gazetarëve sillet në mënyrë të papërshtatshme dhe jo profesionale”, tha Sanders në një deklaratë zyrtare mbi çështjen. Ndërsa në një postim në Twitter, ajo e akuzoi Acostan se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme vajzën që u përpoq t’i hiqte mikrofonin, një akuzë të cilën gazetari e quajti gënjeshtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos