"Coda” dhe "Dune" janë fituesit e edicionit të 94-të të Natës së Oskarit, mes “rilindjes” nga pandemia të kinemasë dhe frikës që lidhet me luftën në Ukrainë. Statuja për filmin më të mirë i shkoi "Coda-s", duke mposhtur filmat The Power of The Dog, Belfast dhe Don't Look Up.
Filmi Coda është një komedi-dramë me regji nga Sian Heder dhe një xhirim i filmit francez të vitit 2014, me fokus gjuhën e shenjave. Një familje peshkatarësh memecë, me të cilin mund të flasë vetëm një vajzë.
Regjisori më i mirë i shkoi Jane Campion për filmin "The Power of The Dog" dhe "Don't Look Up", ndërsa "Dune" mori plot 6 çmime: Editimi më i mirë, efektet më të mira speciale, fotografia më e mirë, skenografia më e mirë, kolona zanore më e mirë, tingulli më i mirë.
Jane Campion u bë gruaja e tretë që fitoi për regjisoren më të mirë.
Çmimet për aktoren dhe aktorin më të mirë shkuan për Jessica Chastain dhe Will Smith.
Ceremonia e Çmimeve Oscar u drejtua nga tre aktore, tre komediane stand-up, Wanda Sykes, Amy Schumer dhe Regina Hall. (A2 Televizion)










