Taylor Hawkins, bateristi i grupit të famshëm Foo Fighters, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.
“Foo Fighters janë të shokuar nga vdekja tragjike dhe e parakohshme e të dashurit tonë, Taylor Hawkins. Shpirti i tij muzikor dhe buzëqeshja e tij ngjitëse do të jenë përgjithmonë në zemrat tona. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për bashkëshorten, fëmijët dhe familjen e tij. Kërkojmë që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë për ta”, lexohet në një komunikatë të grupit “rock”.
Foo Fighters duhet të mbante një koncert në Bogota të Kolumbisë ditën e djeshme, ndërsa kishte programuar një tjetër koncert ditën e dielë, në Brazil.













Ai është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli në Bogota. Shkaku i vdekjes së bateristit nuk është bërë i ditur.
Foo Fighters janë themeluar në vitin 1994 nga Dave Grohl, ish-baterist i grupit të famshëm Nirvana. Amerikani Taylor Hawkins u bashkua me grupin në vitin 1997. Më parë, ai ka qenë baterist në grupin e këngëtares Alanis Morissette. (A2 Televizion)