Është mbyllur në spitalin e Kodonjo (Codogno), pavijoni që pa pacientin e parë të prekur nga koronavirusi të hynte në Itali. Vetëm sot, pacienti i fundit i rikuperuar nga virusi doli nga ky seksion.
I angazhuar për mbi 15 muaj në luftën kundër virusit, përgjegjësi i këtij spitali shprehet i emocionuar.
“Është një ditë që unë po e përjetoj me emocione të thella”, tha ai.
Kodonjo (Codogno) është një qytezë e vogël në Lombardi, ku u konfirmua rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus në Itali. Më 21 shkurt të vitit 2020 u diktua pacienti 0 në Itali, por edhe në Europë. Prej aty koronavirusi u përhap me shpejtësi.
Pak më shumë se një vit pas rastit të parë të infektimit me koronavirus, Italia është ndër vendet më të prekura në Europë nga virusi vdekjeprurës. (A2 Televizion)