
Përveç Tiranës, tre ekipe të tjera shqiptare zbresin sot në fushë në kualifikueset e Champions League dhe Conference League.
Shkupi i cili është thuajse i kualifikuar në turin tjetër, pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë, do të luajë duelin e kthimit përballe Linkoln Red Imps në transfertë.
Ndërkohë, detyrë më të vështirë ka Ballkani ku çdo llogari është e hapur pas barazimit 1-1 në Prishtinë.
Skuadra e Ilir Dajës përballet me lituanezët e Zalgiris në një ndeshje që nuk duket aspak e thjeshtë. Nga ana tjetër mision të vështirë ka dhe Drita ne Conference League që pret në shtëpi Inter Turku. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 1-0 në favor të finlandezëve. (A2 Televizion)