Conference League, natë magjike për ekipet shqiptare, kualifikohet edhe Vllaznia

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 23:52 | Futboll

Nata e artë e ekipeve shqiptare në Europë, pas kualifikimeve të Partizanit dhe Laçit, por edhe Dritës në Kosovë, u mbyll më së miri me një kryevepër të Vllaznisë, e cila përmbysi rezultatin shumë të diskutuar 2-0 në Bosnje, për të cilin akuzoi edhe arbitrazhin rus, duke triumfuar 3-0 pas një pjese të dytë të çmendur.

https://a2news.com/2021/07/15/laci-dominon-podgoricen-por-kualifikohet-ne-minutat-shtese/

Gjatë pjesës së parë shkodranët kishin rrezikuar disa herë, por edhe boshnjakët kishin rastet e tyre për të shënuar. Aty ku kualifikimi dukej i pamundur pas 45 minutave të para pa gola, Vllaznia e mbështetur nga tifozët arritën të shënonin që në fillim me Gjurgjevic,  pas një asist të Gurishtës. Tymnaja e tifozëve shtrëngoi arbitrin të ndërpresë disa minuta ndeshjen, por jo hovin e djemve të Brdaric.

Rastet janë të shumta, por dyfishimi i rezultatit vjen vetëm në të 62-in minutë, me deviacionin e Eni Imamit.

Festa në Shkodër pas kualifikimit të Vllaznisë në Conference League

Por “Loro Boriçi” shpërthen në minutën e 78, kur sërish Gjurgjevic shënon golin e kualifikimit të pamenduar. Në turin e dytë të Ligës së Konferencës, Vllaznia do të përballet me qipriotët e AEL Limasolit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/15/permbysje-dhe-kualifikim-i-partizanit-ne-moldavi-spektakel-i-stenio-junior/

A2 CNN Livestream

Latest Videos