Pësoi goditje në tru gjatë pushimeve në Kroaci, legjenda e Holandës del nga rreziku për jetën

Nga A2 CNN
12 Korrik 2023, 08:31 | Futboll
Pësoi goditje në tru gjatë pushimeve në Kroaci, legjenda e

Bota e futbollit u trondit, pak ditë më parë, kur u bë e ditur se portieri ikonë veteran holandez, Edwin van der Sar, pësoi hemorragji në tru gjatë pushimeve me familjen në brigjet kroate dhe duhej të dërgohej me urgjencë në reanimacion, por gjithçka duket se po shkon mirë.

Pak orë më parë, agjenti i tij deklaroi se është në duar të sigurta dhe rezultoi se kishte të drejtë, pasi në bazë të përditësimit të fundit nga Ajax, që citon një informacion që vjen nga bashkëshortja e tij, thuhet se, holandezi nuk rrezikon më të humbasë jetën.

Situata është qëndrueshme, edhe pse për momentin ai qëndron në reanimacionin e spitalit, ndërsa ka qenë shumë i komunikueshëm edhe në takimet që ka pasur me familjarët e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/07/ish-ylli-i-kombetares-holandeze-ne-gjendje-te-rende-shendetesore-oret-e-ardhshme-vendimtare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos