Ylli i luftimeve të UFC, Conor McGregor, i cili në muajin qershor të këtij viti deklaroi tërheqjen nga sporti, duket se mund të ndryshojë mendim.
Në një postim së fundmi në rrjetet sociale, irlandezi ka shkruar se kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë legjenda e boksit Manny Pacquiao.
Ndërkohë, ESPN ka raportuar se McGregor është në bisedime të avancuara për të zhvilluar një duel me Pacquiao, duke cituar menaxherin e tij Audie Attar, i cili përfaqëson të dy sportistët. Attar ka thënë se Lindja e Mesme ishte një nga vendet që është marrë në konsideratë deri tani, por ende nuk ka një vendim në lidhje me kohën kur do të zhvillohet dueli.
Për më tepër, ndihmësi i Pacquiao, Jayke Joson, ka thënë për ESPN se një pjesë e fitimeve nga ndeshja do të jetë një ndihmë për të luftuar koronavirusin në Filipine.
Që në fillim të këtij viti, McGregor kishte shprehur dëshirën të përballej me Pacquiao, ndërsa më parë e ka bërë një gjë të tillë edhe me legjendën e boksit Floyd Mayweather Jr, në vitin 2017, ku u dorëzua në raundin e dhjetë.
(A2 Televizion)