Një tjetër Schumi po lufton për titull, Mick fiton në Rusi

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 15:29 | Sporte të tjera

Në rregull, kjo nuk është Formula 1 dhe pistën e Soçit i ati Michel Schumacher nuk ka patur mundësi ta provojë kurrë,  por sërish është pothuajse një ëndërr për miliona adhuruesit e shtatë herë kampionit të botës që emri i tij të përmendet edhe në të tashmen e garave të shpejtësisë.

Djali i tij Mick Shumacher fitoi sot garën e Formula 2 në Çmimin e madh të Rusisë, duke kaluar në kreun e klasifikimit në kategorinë që shihet si paradhoma e Formula 1.

Gjermani 21-vjeçar fitoi para japonezit Tsunoda dhe Callum Illot, që shkëputet në klasifikimin e përgjithshëm.

Michael Schumacher dhe djali Mick jr.

Tashmë mungojnë vetëm dy garat në Bahrain për të përcaktuar fituesin e kampionatit, dhe Mick ka shanse të mëdha. Nje fitore e tij do të legjitimonte edhe me rezultate konkrete kërkesën e skuadrave të Formula 1 ndaj pinjollit të familjes Shumacher, dhe një angazhim i tij në pistat e kampionatit kryesor të automobilizmit pa dyshim do të tërheqtë vëmendjen e opinionit publik botëror.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos