
Skuadra shqiptare e volejbollit, Erzeni, i dha fund aventurës në eliminatoret e Champions League.
Pasi zhvilloi edhe ndeshjen e dytë brenda 24 orëve, për të shmangur shpenzimet e udhëtimit pas një jave për takimin e kthimit në Hungari, Erzeni u mund sërish në shifrat 3-0 nga Fino Kaposvar.
Ndeshja u dominua përgjatë të trija seteve nga ekipi hungarez, i cili u tregua madje më superior sesa në aktin e parë.
Këta të fundit avancojnë më tej, ndërsa shijakasit e Erzenit kthehen në Shqipëri pa mundur të lënë gjurmë në arenën evropiane. (A2 Televizion)