Formula 1 ka një CEO të ri, zgjidhet ish-ferraristi, kreu i Lamborghinit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 18:20 | Sporte të tjera

Ndryshime të rëndësishme në Formula 1. Pas 3 vitesh, CEO i kësaj organizate nga janari nuk do të jetë më Chase Carey, por italiani Stefano Domenicali.

Domenicali ka qenë drejtuesi i Team Ferrari në Formula 1 nga 2008 në 2014, dhe drejtuesi i fundit që ka fituar një kampionat për të “kuqen” e njohur.  Aktualisht CEO i një simboli tjetër italian, si Lamborghini, Domenicali deklaroi kënaqësinë e tij për rolin e ri. “Kam lindur në Imola dhe jetoj në Monza, Formula 1 është pjesë e jetës time. Mezi pres të rifilloj punën me skuadrat, sponsorët dhe organizatorët, i ndihmuar nga eksperienca ime në Audi dhe Lamborgjini”.

Stefano Domenicali, kur ishte "team principal" i Ferrarit

Ferrari ishte skuadra e parë që përgëzoi Domenicalin, duke filluar nga drejtuesi aktual Mattia Binotto. “Një zgjedhje ideale, për njohurin, eksperiencën dhe cilësitë personale”.

I kënaqur edhe kampioni i botës Lewis Hamilton, që e cilëson si “një nga personat më simpatikë, nuk kishte një më të mirë për të zëvendësuar Chase.

Toto Wolff

Disi më polemik drejtuesi i Mercedesit Toto Wolff, i cili duke përgëzuar Domenicalin zbuloi që kandidatura e tij ishte e mundshme, “por e refuzuar nga Ferrari” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos