Conor McGregor var dorezat në gozhdë

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 08:18 | Sporte të tjera

Ylli i luftimeve të UFC, Conor McGregor ka lënë të shokuar fansat e tij pasi përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi sërish tërheqjen përfundimtare nga sporti.

Irlandezi, 31 vjeçar, njoftoi të gjithë sportdashësit e arteve marciale mikse se nuk do të luftojë më.

“Përshëndetje njerëz! Kam vendosur të heq dorë nga ndeshjet. Ju falënderoj të gjithëve për kujtimet e bukura!”, shkruan mes rreshtash McGregor.

Vendimi i tij duket se i ka lënë të gjithë pa fjalë në një kohë kur pritej ndeshja me legjendën e UFC, Anderson Silva dhe një luftim i mundshëm “hakmarrje” ndaj rivalit të përjetshëm Khabib Nurmagomedov.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që McGregor deklaron tërheqjen nga sporti. Të njëjtën gjë ai e bëri dhe marsin e vitit të kaluar për t’u rikthyer pas 12 muajsh në një përballje kundër Donald 'Cowboy' Cerrone të cilin e mundi për 40 sekonda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos