“Stop racizmit”, edhe bota e sportit kërkon drejtësi

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 19:54 | Sporte të tjera
“Stop racizmit”, edhe bota e sportit kërkon drejtësi

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e George Floyd, personit i cili u vra nga policia amerikane më 25 maj, nxiti reagime dhe protesta në mbarë globin, të cilat ishin të pashmangshme edhe në botën e sportit.

Nga fushat e gjelbra te pista e Formula 1, sportistët u bënë bashkë në mesazhin për drejtësi dhe jetën e barabartë. Kampionët e Europës, Liverpool, u rreshtuan në qendër të Anfield, me njërin gju në tokë në shenjë respekti për George Floyd. Pamjet u postuan më pas në rrjetet sociale nga shumë prej yjeve të Liverpool.

Disa futbollistë në Bundesligën gjermane, si Sancho, Thuram apo McCaney festuan në fundjavë golat duke shfaqur mesazhe solidarizimi kundër racizmit dhe drejtësi për vdekjen e qytetarit amerikan.

Floyd Mayweather, kampioni i boksit, ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e funeralit të Floyd. Mayweather ndërkohë ka zgjedhur të mos ta komentojë këtë vendim të tij.

Lewis Hamilton u shpreh i indinjuar për heshtjen e treguar nga Formula 1 dhe kolegët e tij pilotë, ndërsa është personi i vetëm me ngjyrë i këtij sporti.

“Mjaft më, është koha për të reaguar”, këto janë fjalët e legjendës amerikane të basketbollit, Michael Jordan, që iu bashkua dhimbjes së familjes Floyd. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos