
Katër ditë pasi Ministria Austriake e Shëndetësisë dha “dritën jeshile” për zhvillimin e aktiviteteve sportive në vend, Formula 1 konfirmoi për mbajtjen e dy garave të para të sezonit atje, më 5 dhe 12 korrik, si dhe të garës së tretë në Hungari.
Sipas kalendarit të publikuar nga Formula 1, më pas është programuar një pushim prej dy javësh, i ndjekur nga 2 gara në Britaninë e Madhe, një në Spanjë, e më pas në Belgjikë e Itali.
Të gjitha garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa pjesëmarrësit do të ndjekin rregullat e përcaktuara për minimizimin e përhapjes së Covid-19.
F1 tha se deri në dhjetor 2020 shpreson të ketë realizuar 15-18 gara, për të përmbyllur kështu sezonin.
Kalendari i Formula 1 për vitin 2020
3-5 korrik – Çmimi i Madh i Austrisë (Red Bull Ring)
10-12 korrik – Çmimi i Madh Steiermark (Red Bull Ring)
17-19 korrik – Çmimi i Madh i Hungarisë (Hungaroring)
31 korrik-2 gusht – Çmimi i Madh i Britanisë (Silverstone)
7-9 gusht – Çmimi i Madh i 70-vjetorit (Silverstone)
14-16 gusht – Çmimi i Madh i Spanjës
28-30 gusht – Çmimi i Madh i Belgjikës
4-6 shtator – Çmimi i Madh i Italisë (A2 Televizion)