
Një pjesë lojë i ka mjaftuar Borussia Dortmund për të dalë kryelartë nga finalja e Kupës së Gjermanisë dhe për të çuar në shtëpi një trofe për këtë sezon futbollistik.
Verdhezinjtë mundën me rezultatin 4-1 rivalët e Leipzig në një takim të zhvilluar në Olympiastadion që foli vetëm për ta.
Heronjtë e Dortmund ishin Halaand dhe Sancho që shënuan nga dy gola në këtë takim. Brenda pjesës së parë 2 djemtë e talentuar të teknikut Terzic shënuan 3 herë.
Leipzig shkurtoi rezultatin në minutën e 71 me Olmo, por kjo sa për statistikë, pasi 3 minuta para përfundimit të takimit Halaand gjeti dhe golin e dytë personal dhe të 4-in për ekipin duke vulosur fatin e kësaj ndeshje. (A2 Televizion)