Një derbi i luftuar përfundon në paqe, Teuta një hap më shumë drejt titullit

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 20:59 | Futboll

Një ndeshje e luftuar, por pa fitues. Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës, të cilat ndajnë nga një pikë që nuk i hyn askujt në punë.

Ndonëse me shumë intensitet, munguan finalizimet nga të dyja krahët, duke treguar edhe njëherë se sulmuesit e “racës” në kampionatin shqiptar janë shumë të rrallë.

Partizani e kërkoi më shumë fitoren pasi është më pranë garës për titull, ndërsa Tirana shfrytëzoi kundërsulmet.

Të kuqtë arritën të gjejnë një traversë në pjesën e parë të takimit, por kaq, rrjetat mbetën të paprekura, duke i bërë një nder të madh Teutës.

Durrsakët nga ana e tyre fituan në transfertë 1-2 ndaj Kastriotit për ta çuar në 3 diferencën në pikë me ndjekësit e Partizanit. Ndërsa  Laçi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Skënderbeun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos