Gara në Premier League, Liverpool beson të Champions

Nga A2 CNN
14 Maj 2021, 17:42 | Futboll
Gara në Premier League,  Liverpool beson të Champions

Pas shtyrjes prej protestës së tifozëve dhe rrezikut që ndeshja të mos luhej sërish, pasi mbështetësit e Manchester United sulmuan autobusin e Liverpool, “Reds” ia dolën të zbrisnin në fushë, e madhe të fitonin në “Old Trafford”.

Me rrjetat e Jotas dhe Salah dhe dygolëshin e Firminos, trajneri Jürgen Klopp regjistroi suksesin e parë në karrierë në “Teatrin e Ëndrrave”.

“Ishte një betejë epike dhe lojë intensive, ashtu si duhet të ndodhë në çdo derbi. Arrita fitoren e parë në Old Trafford, do të thoja që erdhi në kohën më të mirë. Na duhej ky sukses dhe e merituam. Nuk luajtëm mirë në 15 minutat e para, por reaguam mjaft mirë pas golit të pafat që pësuam dhe më pas e kontrolluam lojën”, tha Klopp.

Liverpool mbetet në vendin e pestë në Premier League, me 4 pikë distancë nga Chelsea e vendit të katërt, pozicion që garanton biletën e fundit në Champions League. Klopp beson se skuadra e tij është ende në garë dhe në tre sfidat e mbetura duhet të rikuperojë përballë rivalëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos