Blegtori nga Lazarati që braktisi bagëtitë për qumështin e gomaricës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 13:03 | Aktualitet
Blegtori nga Lazarati që braktisi bagëtitë për

Blegtorët në Gjirokastër po shikojnë mundësi të reja për të siguruar të ardhura dhe për të mbajtur në këmbë minifermat e tyre, si të vetmet mundësi për mbajtjen e familjes.

Veiz Basha, blegtor prej më shumë se 20 vitesh nga Lazarati, duket se ka hequr dorë nga qumështi i bagëtive dhe nënproduktet e tij.

Edhe pse përfitonte mbështetje nga skemat e qeverisë, sërish tregtimi i qumështit nuk arrinte të mbulonte shpenzimet, ndërsa për fitim nuk bëhej fjalë.

Prej tre vitesh, ai ka nisur mbarështimin e gomaricave me qëllim për t’i marrë qumështin. Leverdia ekonomike ishte arsyeja kryesore e kësaj sipërmarrjeje.

Edhe pse qumështi i gomaricës është një produkt që merret në sasi të vogla, rreth 500 ml në ditë dhe nuk ka një treg të mirëfilltë në vend, të ardhurat duket se kanë justifikuar angazhimin.

Por edhe në këtë lloj mbarështimi blegtoral nëse do të mungojë mbështetja e shtetit, blegtori e shikon të vështirë mbijetesën.

Tashmë blegtorët po eksperimentojnë vetë për të mos u larguar nga fshati dhe është detyrë e instituconeve t’i mbështesin dhe motivojnë në sipërmarrjet e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos