
Edhe pse rinumërimi në Xhorxhia nuk solli ndonjë ndryshim rezultati për presidentin Donald Trump, kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk heq dorë se zgjedhjet u manipuluan.
“Përse Joe Biden do të ngrejë sa më shepjt administratën e tij, kur hetimet kanë gjetur mijëra vota të paligjshme të paktën në 4 shtete, të mjaftueshme sa për të rrëzuar rezultatin?”, ngre pyetjen në rrjetet sociale Trump.
Presidenti i bëri gjithashtu thirrje gjykatave që të kenë kurajo dhe të bëjnë çfarë është e nevojshme për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve.
Ndërkohë një gjykatës në Pensilvani i ka dhënë goditjen e radhës Donald Trump, i cili kërkonte pezullimin e rezultatit të zgjedhjeve për këtë shtet, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë certifikimit të tyre. (A2 Televizion)