All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Covid i zgjatur: Vuajnë 15% e personave që e kanë kaluar rëndë sëmundjen

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 13:22 | Aktualitet
Covid i zgjatur: Vuajnë 15% e personave që e kanë kaluar
All - Paragraf - 1

10 deri 15 % e personave që kanë kaluar COVID-19 po vuajnë nga probleme të tjera shëndetësore. Nga mjekët njihet si COVID i zgjatur dhe po ndeshet kryesisht te pacientët që e kanë kaluar rëndë sëmundjen. Për këta persona duhet deri 6 muaj kohë dhe trajtim për rikthimin në normalitet.

"Një pjesë e tyre brenda këtij 15% zhvillojnë shenja të ndryshme. Janë shumë variabël nga lodhja e vazhdueshme, humbja e shijes, nuhatjes, ankthi, depresioni e deri te problemet në mushkëri dhe vështirësitë në frymëmarrje sidomos për ata që e kanë kaluar më rëndë. Nëse personi ka patur probleme kronike kërkon një kohë më të gjatë që shkon deri 6 muaj, ndërsa personat e tjerë për 1 deri 3 muaj kthehen në normalitet. Mushkëria është një organ që e rigjeneron shumë mirë veten".

All - Paragraf - 3

Rastet Post- Covid trajtohen në spitalin “Shefqet Ndoqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi.  Pneumologu Arjan Mezini tregon se spitali i është kthyer rutinës së tij, por tashmë dhe me një pavion të veçantë për trajtimin e Covdit të zgjatur.

"Më të rrezikuar për të zhvilluar sindromat post-Covid janë moshat mbi 50 vjeç, seksi femër dhe veçanërisht ata që janë mbipeshë".

Por çfarë rekomandohet për vaksinimin e personave që e kanë kaluar koronavirusin.

"Personat që e kane kaluar Covidin, s’ka rëndësi lehtë apo rëndë, 6 muaj pas sëmundjes duhet të marrin të paktën një dozë. Per personat e pavaksinuar nuk ka asnjë diskutim që PO, nëse ne duam të dalim sa më shpejt nga kjo situatë".

All - Paragraf - 7

Për një kohë të gjatë dhe në muajt më të vështirë të pandemisë, sanatoriumi shërbeu si spital Covid. Me kthimin e tij në funksionin e mëparshëm, trajtimi i të sëmurëve me koronavirus përballohet nga Spitali Infektiv që menaxhon COVID-3 dhe COVID-4. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos