
Mbi 800 mijë persona në vendin tonë tashmë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës së nevojshme për të luftuar koronavirusin.
Lajmi u shpërnda nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila falënderoi vaksinatorët në të gjitha qendrat për punën e palodhur.
“Mbi 800 mijë qytetarë sot janë plotësisht të vaksinuar falë punës së përditshme të vaksinatorëve në rrjetin e qendrave shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.
Aktualisht, në vendin tonë janë duke u përdorur vaksinat Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe ajo kineze. (A2 Televizion)