Cristiano Ronaldo, pas dy ndeshjeve të para zyrtare jo në nivelin e duhur me Al Nassr, ka shënuar 4 gola në ndeshjen e fituar 4-0 ndaj Al Wehda.
Ylli portugez shënoi me të majtën, me të djathtën, me penallti dhe pas një aksioni të gjatë individual.
Kështu, pas 3 ndeshjeve të luajtura në kampionat, CR7 ka 5 gola në tabelën e golashënuesve më të mirë, 8 më pak sesa kryesuesi i kampionatit të Arabisë Saudite.
Gjithashtu, me golat e sotëm, e ka çuar në mbi 500 (504) numrin e golave të shënuar në kampionatet ku është aktivizuar. (A2 Televizion)