Janari i rekordeve, u shpenzuan 1,57 miliardë dollarë për 4728 transferime futbollistësh

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 15:17 | Futboll
Janari i rekordeve, u shpenzuan 1,57 miliardë dollarë për 4728

Merkato e dimrit ka vendosur një rekord në rang global. Gjatë afatit të transferimeve të janarit u regjistruan 4,728 lëvizje të lojtarëve në futbollin e meshkujve dhe atë të femrave. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë.

Të dhënat u publikuan nga FIFA, në skuadër të International Transfer Snapshot. Shifrat e paraqitura aty evidentuan një primat historik, me 1 miliard e 570 milionë dollarë të shpenzuara nga klubet.

Ky ishte totali i përgjithshëm i investuar nga skuadrat e të gjithë botës, në të gjitha kategoritë, për komisionet e blerjeve të sportistëve. Bëhet fjalë për afro 230 milionë dollarë më tepër se janari i vitit 2018, që ishte edhe rekordi në fuqi.

Sipas raportit, në total 4387 transferimeve është realizuar në futbollin e meshkujve në të gjithë botën. Kjo shifër është thuajse 90 për qind e totalit të transferimeve.

Të gjitha këto të dhëna përbëjnë rekord dhe statistika të padëgjuara prej vitit 2010, periudhë kur u krijua edhe Sistemi i Transferimeve në futboll. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/25/a-do-te-gjeje-serish-hapesire-broja-chelsea-shpenzon-184-milione-paund-vetem-ne-merkaton-e-janarit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos