
Nicolo Zaniolo është zyrtarisht futbollisti më i ri i ekipit të Galatasaray në Turqi. Sulmuesi arriti një marrëveshje për 4 vite e gjysmë me klubin nga Stambolli, duke i siguruar Romës 15 milionë euro dhe bonuse.
23-vjeçari është regjistruar tashmë në Federatën Turke të Futbollit dhe ka të drejtë të luajë për klubin e tij të ri që në ndeshjen e ardhshme.
Roma do të mbajë 20 për qind të kartonit të lojtarit, duke shpresuar te një shitje e mundshme e tij.
Lojtari italian do të marrë një pagë 2.75 milionë euro për sezon, ndërkohë që klauzola e largimit është 35 milionë euro. (A2 Televizion)