Lajm i mirë për Kombëtaren, talenti shqiptar nis stërvitjen

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 11:10 | Futboll
Lajm i mirë për Kombëtaren, talenti shqiptar nis stërvitjen

Më në fund, një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare dhe trajnerin e ri Sylvinho, i cili sapo është ulur në stolin e kuqezinjve.

Sulmuesi premtues, Armando Broja, ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është shfaqur në palestrën e Chelsea duke u stërvitur me lojtarët e tjerë të ekipit.

Broja iu nënshtrua një operacioni pas këputjes së ligamenteve dhe mendohej se do të mungonte shumë gjatë, por ky lajm entuziazmoi të gjithë mbështetësit e tij shqiptarë dhe në Londër.

Ky është vetëm fillimi i rikuperimit, por mund të mendohet se Broja është në gjysmë të rrugës për t’u rikuperuar plotësisht. Sipas të dhënave, sulmuesi mund të rikthehet në fushën e lojës me skuadrën e Chelsea-t në fund të prillit ose në fillim të majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos