Cristiano poston foton e vajzës së porsalindur, pas vdekjes tragjike të binjakut tjetër

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 22:46 | Futboll

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë postuar në Instagram foton e parë të vajzës së tyre të porsalindur, disa ditë pasi njoftoi se vëllai binjak i vogëlushes humbi jetën gjatë lindjes.

Në foto, portugezi 37-vjeçar shihet me vogëlushen në duar, pranë partneres së tij, bashkë me 4 fëmijët e tyre.

Sulmuesi i Manchester United shkruan: “Shtëpi, e ëmbla shtëpi. Gio dhe vogëlushja jonë më në fund u bashkuan me ne. Duam të falenderojmë të gjithë për fjalët e mira. Mbështetja juaj ka qenë shumë e rëndësishme dhe ne e ndjejmë dashurinë dhe respektin karshi familjes sonë. Tani është koha që të jemi mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/18/drama-e-cristiano-ronaldos-vdes-njeri-nga-binjaket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos