Ronaldo dhe Georgina sërish prindër, çifti në pritje të binjakëve

Nga A2 CNN
28 Tetor 2021, 17:31 | Showbiz

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo ka dhënë lajmin se e dashura e tij Georgina Rodriguez është shtatzënë me binjakë.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se po presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri. Mezi presim t’ju takojmë”, shkruan Ronaldo në Instagram bashkëngjitur një fotoje të tijën me Georgina Rodriguez, ndërsa mban në dorë edhe ekografinë.

36-vjeçari, i cili ka shkruar historinë në futboll, është baba i 4 fëmijëve, një prej të cilëve me të dashurën e tij aktuale Georgina Rodriguez, e cila tashmë do të sjellë në jetë edhe dy fëmijë të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos