Cristiano Ronaldo shkel rregullat, hipën makinën në trotuar për të shmangur trafikun

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2023, 11:26 | Futboll
Cristiano Ronaldo shkel rregullat, hipën makinën në trotuar

Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të kritikave në Arabinë Saudite, teksa autokolona e tij shkel rregullat e qarkullimit rrugor haptazi pasi kishte mbetur në trafik në rrugët e Riadit.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale shihet makina Range Rover, që mendohet të jetë e badigardëve të CR7 që hipën mbi trotuar, e ndjekur më pas nga makina e sulmuesit portugez.

Disa qytetarë që po ashtu ishin bllokuar në trafik, e kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe shprehen se shpresojnë që futbollisti të arrestohet sa më shpejt për këtë veprim të patolerueshëm dhe të shëmtuar. (A2 Televizion)

https://twitter.com/Cr7_team_/status/1628671995213713408

A2 CNN Livestream

Latest Videos