Show i Di Maria, Juventus kalon turnin me Nantes

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 21:32 | Futboll
Show i Di Maria, Juventus kalon turnin me Nantes

Juventusi fiton bindshëm në Francë me rezultatin e pastër 0-3 falë një performance super të argjentinasit Angel Di Maria, autor i një tregolëshi që i siguron italianëve aksesin në 1/8 e Europa League.

Goli i parë erdhi që në minutën e pestë, aty ku kampioni i botës mori një top nga i riu Fagioli dhe e goditi pa menduar nga një pozicion pothuajse të pamundur.

Dyfishimi i rezultatit erdhi falë një penalltie që la Nantes me 10 lojtarë, diçka që praktikisht e mbylli sfidën në stadiumin Beaujoire.

Në minutën 33 të pjesës së dytë, argjentinasi shënon me një specialitet që nuk i njihesh shumë, goditja me kokë, që vulos një performancë mbresëlënëse, ndërkohë që Juventusi kontrolloi mirë rezultatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos