Cristiano “përqafon” mënyrën arabe të veshjes

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2023, 22:25 | Futboll

Cristiano Ronaldo u përshtat me kulturën dhe mënyrën arabe të veshjes për festën kombëtare të Arabisë Saudite.

Portugezi ishte bashkë me shokët e ekipit të Al-Nassr në disa aktivitete për këtë ditë të shënuar për vendin saudit.

Cristiano kishte veshur një mantel tradicional dhe madje kërceu me shpatë në dorë.

38-vjeçari nuk e nisi mirë aventurën e tij të re, duke mos shënuar në dy ndeshjet e tij të para me Al-Nassr, por më pas la shenjën e tij me 5 gola, përfshirë një ndeshje ku shënoi plot 4 gola, duke kaluar shifrën e 500 golave në karrierë me klube. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos