Vdekja e Pele, Brazili 3 ditë në zi

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 07:41 | Futboll
Vdekja e Pele, Brazili 3 ditë në zi

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka shpallur 3 ditë zie kombëtar për vdekjen e legjendës së futbollit, Pele.

Në dekretin e kreut të shtetit shkruhet se zia kombëtare që shtrihet në mbarë vendin bëhet në shenjë respekti për Edson Arantes do Nascimento dhe kontributin e tij.

“Mbreti” i futbollit, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.

Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

I konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit, Pelé kaloi gati dy dekada, duke magjepsur tifozët dhe duke mahnitur kundërshtarët si golashënuesi më i mirë me klubin brazilian Santos dhe ekipin kombëtar të Brazilit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos