
Dëme të shumta janë raportuar pasi një cunami goditi ishullin Tonga në Paqësor. Probleme në sistemet e komunikimit po e bëjnë të vështirë për të kuptuar impaktin e plotë të asaj çfarë ka ndodhur. Një vullkan nënujor shpërtheu në fundjavë, rreth 65 kilometra nga kryeqyteti Nuku’alofa.
Shpërthimi, i cili u kap nga satelitët dhe u ndje deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkaktoi valë të larta mbi një metër që u përplasën në Tonga.
Deri tani, nuk ka pasur raportime për viktima apo të plagosur në ishullin e paqësorit. Megjithatë, ka disa persona të zhdukur, ndërsa mbi 10 mijë kilometra larg, dy persona u mbytën në një plazh të Perusë nga valët tepër të larta.
Organizata e Kryqit të Kuq vlerëson se deri në 80 mijë njerëz janë prekur nga cunami. Pjesa më e madhe e tyre kanë mbetur të pastrehë dhe kanë humbur gjithçka që kishin.
Shpërthimi vullkanik ishte më i forti i regjistruar ndonjëherë në planet në më shumë se 30 vite. Pamjet e xhiruara në kohë reale ishin tepër dramatike teksa një re e madhe tymi, gazi dhe avulli fluturoi deri në 20 kilometra lart në atmosferë. (A2 Televizion)