Masakra në Utoya, Breivik kërkon të lirohet para kohe: Kam ndryshuar

Nga A2 CNN
17 Janar 2022, 12:35 | Bota
Masakra në Utoya, Breivik kërkon të lirohet para kohe: Kam

Anders Behring Breivik, autori i masakrës së Utoya në Norvegji, në të cilën vrau 77 persona në vitin 2011, kërkon që të lirohet nga burgu me arsyetimin se ka ndryshuar dhe se nuk përbën më rrezik për shoqërinë.

Pas 10 viteve në burg, ai ka kërkuar lirimin me kusht, kur i duhen edhe 11 vite të tjera për të shlyer dënimin.

Por, duke qenë se deri tani nuk ka treguar pendesë për masakrën që kreu, ekspertët thonë që ka shumë pak mundësi që të fitojë lirinë me kusht.

Më 22 korrik 2011, Breivik shpërtheu një autobombë para selisë së qeverisë në Oslo, duke vrarë 8 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë. Më pas, shkoi në ishullin e Utoya, ku vrau me armë zjarri 69 persona të tjerë, shumica të rinj të Partisë Laburiste, të cilët ishin mbledhur në kampingun veror.

Breivik u dënua me maksimumin e mundshëm, që është 21 vite burg, por me një klauzolë që rrallë përdoret në Norvegji, që lejon autoritetet që të mos e lirojnë nëse e konsiderojnë ende rrezik për shoqërinë. Por, po kjo klauzolë lejon Breivikun që të kërkojë lirinë me kusht pas 10 vitesh në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos