Netflix rrit tarifën mujore, preken 74 milionë klientë

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 18:43 | Bota
Netflix rrit tarifën mujore, preken 74 milionë klientë

Rritja globale e çmimeve do të prekë edhe abonentët e Netflix, që ka vendosur të rrisë tarifat mujore. Gjigandi mediatik i streaming-ut, njoftoi shtrenjtimin e paketave në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada me 1 deri në 2 dollarë.

Sipas kompanisë, përditësimi i çmimeve ndodh në mënyrë që Netflix të ketë mundësi të vazhdojë të ofrojë përmbajtje cilësore, duke zgjedhur çmime që janë brenda buxheteve të klientëve të saj.

Pas këtij lajmi, vlera e aksioneve të kompanisë në bursa u rrit me 2%. Kompania ka shpenzuar miliarda dollarë çdo vit për të prodhuar filma dhe seriale, të tillë si Squid Game, që mundësoi rritjen e totalit të abonentëve në 213,5 milionë në tetor.

Rritja për momentin prek vetëm 74 milionë klientët në Amerikën e Veriut, ndërkohë që çmimet në Europë nuk kanë ndryshuar ende. Kjo për shkak se kompania shikon ende një potencial të madh për rritje në këtë treg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos