
Dhurata Çupi, deputete e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e ftuar në studion e “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, komentoi situatën brenda partisë më të madhe opozitare në vend.
“Unë kam 30 vite në PD dhe nuk e kam përdorur emrin tim si themeltare e kësaj partie. Më dhemb kjo parti, që është pasur kombëtare dhe çështje identiteti. Duhet t’i qëndrojmë kësaj partie dhe të mos e përçajmë atë, ta mbajmë si një forcë të madhe politike. Nëse do të ishim grup i bashkuar parlamentar, mos të mbanim anë, besoj se do të ishte në të mirë të PD-së, do të mbronim votat e demokratëve. Këtë kam besuar unë dhe do të vazhdoj ta besoj e ta them deri në fund, që duhet të bashkohemi. Nuk jam përfshirë në ofendime personale, sepse mendoj që duke qenë të bashkuar mund të bëjmë opozitë dhe të vijmë nesër në qeverisje. Nëse nuk bashkohemi, nuk jemi as për vete, as për demokratët, as për Shqipërinë”, tha Çupi. (A2 Televizion)